Filmi i Ermalit dhe Elvanës: Bëhuni gati për "Dy gisht mjaltë"
Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë protagonistët e filmit “Dy gisht mjaltë”, një komedi romantike që do të lançohet së shpejti në të gjitha kinematë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Fabula ndërtohet rreth një historie shqiptare dashurie që ka brenda romancën, ndarjen, trishtimin, rilidhjen, dasmën, aventurën, çmendurinë etj.

Siç mund ta shihni edhe në trailer-in e publikuar nga Ermali, filmi rikthen një prej aktorëve më të njohur të komedisë shqiptare, Koço Devolen.

Pjesë e kastit janë edhe figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, si Bujar Asqeriu, Marjana Kondi e Natasha Sela sigurisht pa munguar emrat më në zë të momentit, si Holta Daku, Florian Agalliu, Ervin Bejleri, Rezart Veleshnja, Megi Pojani etj. Ah, nuk mungon as lali Eri.

“Martesa është një kavanoz i mbushur me m*t, por kavanozi në fillim ka 2 Gisht Mjaltë.”

Për Mamaqin, kjo nuk është hera e parë që merr pjesë në një projekt të tillë (filmi "Femrat"). Ndryshe nga ai, për Elvanën kjo është hera e parë që merr pjesë në një film të mirëfilltë, megjithëse këngëtarja ka mbaruar studimet për regji dhe jo pak herë ka dëshmuar se ka talent në botën e aktrimit (për shembull skeçi i pak kohëve më parë me Mamaqin që numëron më shumë se 1.3 milionë shikime në YouTube).

Kinemaja vërtet është diçka e re për Elvanën, por dukshëm vihet re kimia e veçantë e dyshes protagoniste dhe jo vetëm. Pra, dhurojini vetes disa të qeshura.
Shtuar më 26/02/2019, ora 22:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori