E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
“Film vetëm për lekë”, Ervini sqaron deklaratën për filmin e Ermalit
Ermal Mamaqi i ftuar sot në "Wake up" u pyet nga moderatorët mbi deklaratën e Ervin Bejlerit i cili e ka cilësuar "2 gisht mjaltë" film komercial.

Por Ermali tha se ishte i sigurt se Ervini nuk e kishte thënë me kuptim të keq.

Duke qenë se deklarata e tij u përhap me shpejtësi në portale, Ervini ka reaguar pak më parë me një postim në Instagram ku shkruan se tek "2 gisht mjaltë" ka marrë pjesë me kënaqësinë më të madhe dhe sqaron kuptimin e termit komercial.

Hahahaha dmth unë paskam deklaruar shumë "negativisht" për një projekt "2 gisht mjaltë" ku pa asnjë lloj detyrimi dhe me kënaqesine më të madhe kam marrë pjesë?! ... Çfarë absurditeti që çuditërisht u bë lajm e mori dhenë! Sa për një sqarim të vockël, po të vockël fare ... të thuash për një prodhim KOMERCIAL (në shqip I SHITSHËM) do të thotë o SHOKË qe ti ke punuar dhe nxjerrë në treg diçka të bërë me pasion, mund e djersë, sepse ne te kundërt nuk e shet dot... APO JOOO? Dhe ti shoku im di të bësh gjëra të bukura dhe ti shesësh po ashtu bukur Ermal! Sukses shok... Guximin dhe pasionin tënd paçin të gjithe ata që duan të merren me këtë zanat!", shkruan Ervini. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 22:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori