“Film vetëm për lekë”, Ermal Mamaqi reagon pas deklaratës së Ervin Bejlerit
Ermal Mamaqi ka folur në Wake Up për deklaratën e Ervin Bejlerit se filmi “Dy Gisht Mjaltë është një film komercial, për të bërë lekë dhe kaq.

“Është një film komercial, është një film për të bërë lekë. Vlera artistike?! Nuk e kam parë ende. Stafi ishte shumë korrekt, si ai teknik, si ai produksional. Është një film komercial, për të bërë lekë, por që për mua këta filma duhet të prodhohen pse jo? Ka nevojë populli, ka nevojë publiku. Italianët ka vite që bëjnë këto lloj filmash"-tha Ervini në Rreze Dielli.

Mamaqi, që nuk ishte në dijeni të deklaratës, tha në "Wake Up":

“Ervini është një djalë shumë i mirë, shumë i talentuar dhe shok i vjetër që nga Portokallia. Nuk e besoj ta ketë thënë me të keq. Fjala ‘komercial’ në shumë raste duket si diçka e keqe, ka krijuar një lloj imazhi të keq të gjërave që shiten.

Kur gjërat shiten u humbet vlera se njerëzit thonë ‘hë se kjo shitet, është komerciale’. Por kjo s’do të thotë se gjërat komerciale nuk kanë vlera.” /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori