Zelensky bën thirrje për më shumë armë nga perëndimi: Rusia po mbledh forcat

Në fjalimin e tij të natës drejtuar vendit të tij, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë një lutje për “rritje të furnizimit me armë perëndimore”.

Ai thotë se beson se Rusia po “mbledh forcat” për një tjetër përshkallëzim dhe më shumë pajisje ishin “kritike”.

“Bota e lirë ka gjithçka të nevojshme për të ndaluar agresionin rus dhe për të sjellë një disfatë historike për shtetin terrorist”, tha ai në fjalimin e tij./albeu.com


Shtuar 10.01.2023 21:53