"Fillim i ri", Ronela hedh pas krahëve Zerkën pasi u kap "mat" me bjonden (FOTO LAJM)

Ronela Hajati dhe Young Zerka janë ndër dyshet më të përfolura në shoëbizz-in shqiptar dhe pse kurrë nuk e kemi zbuluar plotësisht nëse janë ose jo në një lidhje.

Shpesh të dy artistët lënë për t'u kuptuar se mund të jenë në një lidhje e herë të tjera lënë të nënkuptohet e kundërta dhe gjithmonë i janë shmangur pyetjeve për njëri-tjetrin nëpër intervista. Mirëpo si duket tashmë një bjondinë seksi ka marrë vëmendjen e Zerkës.

Por si duket Ronela ka dashur t’i anashkalojë këto lajme dhe ka vijuar jetën e saj dhe mund të themi që është gati për një ndryshim. Fotoja e fundit e publikuar nga artistja është në plazhet e Miamit teksa shijon një pije freskuese. Por ajo që na bëri përshtypje ishte shkrimi në foton e Ronelës.

Ajo ka zgjedhur të shkruajë ‘restarting’, pra rifillim. Dhe mesa kuptojmë Ronela është gati për një fillim të ri në jetën e saj, larg të shkuarës dhe ndoshta me të reja të bukura. Na mbetet të presim se si do jetë ky rifillim për Ronelën.

View this post on Instagram

Restarting 🐬

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Shtuar më 30/09/2019, ora 16:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori