Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Fill pas shembjes, momentet e tmerrit në koncertin me 5 të vdekur ku këndoi Dhurata Dora (VIDEO)
Soolking, artisti algjerian që për publikun shqiptar është bërë i njohur me hitin ‘Zemër’ bashkëpunim me Dhurata Dorën, ka pësuar një natë mjaft të keqe mbrëmë.

Gjatë një koncerti ku ai performonte, ka ndodhur një aksident pasi skena është shembur dhe pesë nga personat e pranishëm kanë gjetur vdekjen dhe shumë të tjerë janë lënduar.

Raportohet se kapaciteti i stadiumit ishte prej 15 mijë vendeve, por organizatorët kanë shitur më tepër se që duhet bileta. Besohet se në stadium ishin 25 mijë persona, ku ata që ishin të vendosur në fushë mezi kishin hapësirë për të lëvizur.

Gjendje u përkeqësua kur autoritetet kanë hapur dyert e stadiumit dhe si pasojë e kësaj, ka ardhur deri te incidenti fatal.

Koncerti ka vazhduar deri në fund pasi organizatorët nuk kishin njoftuar për incidente të mundshme.

Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para e transportimit të të lënduarve, por të disa prej tyre që mendohet se kanë vdekur në stadium.

Autoritetet hetimore dhe policore të Algjerisë tanimë kanë nisur hetimet e para rreth shkakut të incidentit fatal dhe shumë shpejt do të dalin me rezultatet e para.
Shtuar më 23/08/2019, ora 12:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori