Sajmir Kodra nuk do të jetë më prezantues i
emisionit "
Fiks Fare". Ai ka marrë një ofertë shumë të mirë nga "Agon
Channel", i cili i ofron 12 mijë euro në muaj. Dhe me largimin e tij Top
Channel e ka gjetur tashmë zëvendësuesin e tij, që do të jetë një vajzë,
Fjoralba Dardha, ose siç njihet ndryshe si vajza e
emisionit "Bla Bla Bla".
Deri tani emisionin "
Fiks Fare" nuk e ka drejtuar asnjë në përjashtim të provës së zëvendësimit të Sajmirit dhe Doktorit (Genti Pjetri) nga Armir Shkurtri dhe Koseta Bakiu, provë e cila rezultoi e dështuar. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013,
ora 14:26