Fifi rrëfen për herë të parë zhgënjimin e dashurisë
Një këngëtare shumë e talentuar, me një vokal të jashtëzakonshëm. Ajo është pa komplekse dhe e thotë troç atë që mendon, edhe kur i bëhen pyetje “me spec”. Kjo është Fifi, këngëtarja nga Kosova, e cila pa dyshim vitin që kaloi kori suksese të mëdha në karrierën e saj.

Kënga e saj “Zhurmë” u rëndit e treta në “Këngën Magjike”, por jo vetëm kaq. Ndonjëherë disa këngë si ajo e Fifit edhe nëse nuk janë fituese, mbahen mend dhe këndohen gjatë nga publiku.
Fifi prej disa kohësh punon në Top Channel, ku këndon në emsionin “Shiko Kush Luan”. Pra me pak fjalë, Fifit, karriera muzikore duket se po i ecën mjaft mirë.

Por përveç muzikës, po jeta personale e Fifit çfarë të rejash ka? Siç e thamë edhe më lart Fifi nuk kursehet në përgjigjet e saj, por gjithsesi në këtë “Pytësor dashurie”, Fifi ka treguar duke fshehur. Pra edhe na ka treguar disa gjëra të bukura rreth dashurisë, por nuk na ka folur për ndonjë histori konkrete të cilën këngëtarja mund të jetë duke e përjetuar shkruan Class.

Gjithsesi, ato çfarë ka thënë mjaftojnë për të mësuar, sesa e rëndësishme është dashuria në jetën e Fifit. Këngëtarja tregon se deri në vdekje do të bëjë çmenduri për dashurinë.
Por përveç sakrificave dhe çmendurive, Fifi tregon edhe zhgënjimet që ka pasur, si për shembull puthja e parë. /albeu.com/
Shtuar më 17/01/2018, ora 20:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori