Fifi reagon pas Këngës Magjike: Unë fitova 5 herë!
Fifi dhe MC Kresha morën vendin e tretë me një nga këngët më të pëlqyera "Psikopatja jote".

Fakti që Fifi nuk mori çmimin e parë nuk i ka pëlqyer fansave të saj dhe këngëtarja ka reaguar me një postim në Instastory ku shkruan se Flori e meritonte dhe ajo ka fituar 5 herë.

"Nanusha… Të paktën ju që më ndiqni mua, po edhe ju të tjerët që do e shihni rastësisht … Arti në përgjithësi është çështje shijesh dhe në asnjë moment nuk dua të shpërndani as energji e as komente negative…

Me dinjitet dhe plot meritë, Flori Mumajesi e meritonte atë çmim për super këngën që solli jo vetëm këtë vit në festival, po për artistin që është dhe muzikën që na ka sjellë ndër vite… Ndërkohë unë dje isha fituese 5 herë… Për çdo tekst e këngë që ishte në finale shkruajtur apo kompozuar nga unë…

Dhe unë jam shumë e lumtur që ju e morët këngën time me Mc Kreshën dhe e shndërruat në hit… Kaq më mjafton, e them me ose pa modesti, sido që ta quani ju… Ju jam falenderuese”, shkruan Fifi. /albeu.com/

Shtuar më 09/12/2018, ora 18:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori