Fifi nuk i shkon në emision, tërbohet Roza Lati
Pak orë më parë, Roza Lati na prezantoi me një kamerë të fshehtë që stafi i Ora News i kishte bërë pak para se të mbyllte sezonin e “Why Not” për vitin 2018.

Papritmas, Fifi telefonon Rozën duke i thënë se nuk mund të vijë në emision pasi ka qenushin sëmurë dhe ndodhet në spital.

Sigurisht që një gjë e tillë është stresuese për Rozën, që supozohet se duhet të mbante një emision pa të ftuar.

Situata tensionohet dhe moderatorja përplaset me një pjesë të stafit. Në fund, sikur të mos mjaftonte, thyen edhe telefonin.
Shtuar më 10/01/2019, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori