Filloreta Raci ose siç njihet me emrin e artit
Fifi është një nga këngëtaret më të sukseshme të momentit.
Së fundmi, ajo ka qenë e ftuar në emisionin ‘N’drrimi i natës’, ku ka folur në lidhje me jetën private dhe atë profesionale.
Në lojën “Haje ose thuaje”, këngëtares i është kërkuar të listojë tre
arsyet pse
zihet më së shumti me të
dashurin.
“Për followers-at në Instagram, sepse ai ka ndjekur një “x” vajzë, pse nuk ka hapur telefonin dhe pse nuk ka kthyer mesazhet. Janë bazike, por edhe tek unë ndodhin.” tha këngëtarja.
Shtuar më 01/12/2020,
ora 13:57