E FUNDIT/ Shpërthim me tritol në një banesë në Kamëz
Fifi i del në mbrojtje Loredanës: Jam me ty (FOTO LAJM)

Reperja Loredana Zefi prej disa ditës është në qendër të vëmendjes së mediave për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj se ka mashtruar një çifti zviceran.

Ajo njoftoi dje se ka anuluar të gjitha koncertet e saj për shkak të akuzave, që janë nën hetimin e Prokurorisë së Luzernit.

Por Loredana ka marrë mbështetjen e këngëtares Fifi. Në një postim në Instagram është shprehur se sido që të shkojë çështja do jetë me të.

"Loredana, edhe pse nuk njihemi personalisht, si nga Ferizajt që jemi të dyja, sido që do shkojë kjo histori shkon, e ke mbështetjen time, vajzë! Unë jam me ty!,"-ka shkruar Fifi në "InstaStory". /albeu.com/

Shtuar më 24/05/2019, ora 10:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori