Fevizu flet për mosmarrveshjen me Frangajn
Drejtuesi i emisionit "Opinion", Blendi Fevziu ka konfirmuar negociatat që po zhvillon për transferimin e mundshëm në Top Channel.

“I vetmi problem, i qershorit 2013, u tejkalua shpejt. “Opinion” ka vendosur ashtu siç ka besuar se ka qenë më mirë. Çdo produkt i mirë apo i kontestuar mund të gjykohet si çështje profesionalizmi, por jo influence të jashtme.

Dhe në mediat shqiptare ky është një aset i rrallë dhe shumë i vlefshëm që ka ardhur nga drejtuesit e TV”, është shprehur Fevziu për Panoramën.

Me tej ai foli dhe për keqkuptimet në linjën programore të këtij televizioni.

“Një debat i gjatë që lidhet me raportin e vlerave dhe qëndrimeve në TV. Nuk dua ta bëj publike sot, sepse nuk e shoh me vend. Ajo që më bën përshtypje, është se në parim të dy mendojmë njësoj, por në ekran korrigjimi nuk po vjen ende”, është shprehur Fevziu.
Shtuar më 02/06/2018, ora 18:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori