Feston ditëlindjen, s'do ta besoni kurrë sa vjeç mbush Soni Malaj (FOTO LAJM)

Është një prej artisteve më të kompletuara shqiptare, me një karrierë të gjatë e të suksesshme.

Bëhet fjalë për Soni Malaj e cila sot feston ditëlindjen e saj të 39 dhe me shumë mundësi të gjithë habiten me moshën e saj.

Energjia e saj që duket e pashtershme dhe paraqitja fizike e bën këngëtaren të duket shumë vite më e re.

Duke qenë se jemi në kohë pandemi edhe Soni nuk ka pritur të ketë një festë ditëlindje, por është surprizuar nga miqtë.

"Jemi ne kohe pandemie dhe nuk e kisha menduar qe mund te festoja ditelindjen,por falenderoj miqte e mi,qe me organizuan dicka te vogel ,por me shume dashuri", shkruan këngëtarja në Instagram.

Kujtojmë se këngëtarja është nënë e një vajzë dhe po jeton prej 3 vitesh një lidhje dashurie, por si për vajzën dhe partnerin Soni është gjithmonë shumë private./albeu.com/

Shtuar më 24/10/2020, ora 11:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori