Feston ditëlindjen e 36, të gjithë po flasin për super look-un e Khloe Kardashian (FOTO LAJM)

Ditëlindja e 36-të e Khloe Kardashian e ka gjetur miliarderen me një “look” të ri. Ajo ka ndarë në llogarinë e saj disa foto ku është shfaqur brune pas një periudhe të gjatë si një vajzë bionde.

“Biondja zotëron akoma zemrën time, por kjo kafja po më jep diçka tashmë”, ka shkruar Khloe krah postimit të saj në rrjetet sociale.
Kardashian festoi ditëlindjen dhe e plotësoi pamjen e saj me një fustan plot shkëlqim të shkurtër, i cili i nxirrte në pah të gjitha format fizike.

Fansat kanë lënë një sërë komentesh dhe shumë prej tyre kanë pohuar se Khloe i duket më tërheqëse me flokët brune.

Shtuar më 29/06/2020, ora 21:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori