Feston ditëlindjen, kush i bëri Nevina Shtyllës surprizën e papritur në mesnatë (FOTO LAJM)

Moderatorja simpatike e ekranit, Nevina Shtylla feston sot ditëlindjen. Në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe surprizat që në mesnatë.

Ajo ka publikuar në profilin e saj të Instagramit një foto nga shtëpia, në të cilën shihet se e ka pritur ditëlindjen me shumë dashuri. Nevina është surprizuar me një tortë që mban imazhin e saj dhe një buqetë me lule. Ndërkohë shtëpia është mbushur me tullumbace.

Pak ditë më parë moderatorja zbuloi se ajo dhe juristi nuk janë ndarë. Dyshja vazhdojnë të bashkëjetojnë dhe me siguri ai fshihet pas surprizës së ditëlindjes.

Shtuar më 30/05/2020, ora 09:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori