Festoi 4 vjetorin, brenda super fesës së ditëlindjes së djalit të Sinan Hoxhës (FOTO LAJM)

I vogli i Sinan Hoxhës dhe Andrra Destanit, Ansi ka festuar sot ditëlindjen e tij të katërt. Këngëtari i njohur ka ndarë së fundmi një foto me djalin, ku ka zbuluar festën e tij mes shumë fëmijësh.

“Shpirti im, edhe 100 ishallah”, ka shkruar Hoxha krah postimit të fundit në ‘Instagram’. Ndërsa në ‘Instastory’ Sinani ka treguar ambientin e zbukuruar me tollumbace dhe personazhet e filmave vizatimorë, si Spiderman. Hoxha dhe Destani i kanë blerë vogëlushit një motor ngjyrë blu, mbi të cilin ai ka pozuar.

Ashtu siç duket dhe nga pamjet, Ansi e ka shijuar maksimalisht ditëlindjen e tij, ku nuk kanë munguar ëmbëlsirat dhe shokët e vegjël.

Shtuar më 26/05/2020, ora 12:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori