Festë në shtëpinë e Xhensilës dhe Besit, Ajka mbush dy vjeç

Dy vite më parë Xhensila dhe Besi u bënë prindër për herë të parë me ardhjen në jetë të vogëlushes së tyre.

Cifti e pagëzoi vajzën me emrin e vecantë Ajka, si ajkë e dashurisë së tyre disa vjecare. Sot Ajka feston dy vjetorin e lindjes e në këtë ditë Xhensila e Besi vendosën ta uronin princeshën e tyre publikisht.

Xhensila ka postuar një video ku shfaqet duke u argëtuar me Ajkën buzë detit dhe shkruan: “12.07.2018. 11:50AM orë e bekuar, solle diellin e ditëve tona. Faleminderit At!”

“Më e shtrenjta ime, Ajka e jetës, e shpirtit, e qiellit! Urime 2-vjetorin bija ime! Ta dua të qeshurën! Faleminderit secilit nga ju për cdo urim! Zoti ju rujt!”, është dedikimi i Besit.

Shtuar më 12/07/2020, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori