Festë madhështore ditëlindje, Lori Hoxha zbulon dhuratën më të veçantë (FOTO LAJM)

Lori Hoxha festoi para disa ditësh 27-vjetorin dhe ajo organzioi një festë madhështore me rastin e ditëlindjes. Trashëgimtarja e Top Channel mblodhi në një festë të gjithë miqtë e të afërmit e saj dhe me fotot e publikuara në rrjete sociale tregoi se e shijoi në maksimum.

Së fundmi ajo ka zbuluar në Instagram dhuratën që i ka bërë për ditëlindjes motra e saj, Sara Hoxha. Në fakt nuk është fare një dhuratë e zakonshme e as ajo që ne mund të mendonim, por diçka shumë e veçantë. Lori ka treguar se Sara i ka dhuruar një ditar, në të cilin ajo mund të shkruajë gjëra të ndryshme në lidhje me reflektimet e saj për jetën.

Lori është shprehur se prej vitesh ka luftuar në heshtje me veten për disa gjëra dhe se ky ditar mund ta ndihmojë që të çliohet e ndihet më mirë.

Sara Hoxha më dha këtë për ditëlindje. Kam qenë duke luftuar në beteja të vogla në heshtje për një kohë të gjatë dhe me sa duket ditari ndihmon. Po e lë këtë këtu për këdo që ka nevojë. Jam në ditën e katërt. Po përpiqem ta kthej në një zakon”, ka shpjeguar Lori, duke treguar se ka shkruar diçka në ditar, por nuk e ka zbuluar për ndjekësit se çfarë.

Lori ka treguar më herët se ajo ka pasur probleme me sulmet e panikut dhe ankthin. Ajo ka rrëfyer vitin e shkuar se gjithçka ka nisur në 2012-tën kur ishte në një sallon bukurie dhe papritur ju duk se po pësonte një sulm në zemër. “Në vitin 2012 isha tek parukierja dhe mendova se po pësoja një sulm në zemër dhe shkova menjëherë në spital. Akush nuk më tha që kisha thjesht një sulm paniku, por pas shumë muajsh vizitash për 8 muaj të mirë, ku mezi dilja nga shtëpia, lashë shkollën, besoja se kisha ndonjë sëmundje të rrallë të cilën mjekët nuk po e gjenin dot. Derisa një ditë duke kërkuar në Google për disa nga simptomat e mia, gjeta forume për ankthin dhe panikun dhe pashë veten time. Pas asaj të paktën e di çfarë kam dhe kam pasur periudha të herëpashershme kur ankthi ikën e vjen”, ka treguar Lori.


Shtuar më 26/10/2020, ora 08:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori