Rama: Kosova dhe Serbia të dalin nga loja politike “Tom&Jerry”, situata po degradon

Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një konferencë me gazetarët në ambientet e kryeministrisë.

Kreu i qeverisë deklaroi se Kosova dhe Serbia duhet të dalin patjetër nga loja politike “Tom&Jerry”.

Rama: Nuk janë skenarë aspak të mirë për interesin tonë kombëtar, për interesin e Shqipërisë që kërkon të përparojë me çdo kusht. Çdo gjë që ndodh rreth e rrotull na cenon ne në këtë rrugë dhe rrugën që duhet dhe do bëhemi me patjetër si shtet. Çfarë destinacioni turistik do bëhemi ne nëse Ballkani rri zhgarravitet nga konflikti? Sot ka filluar një valë sanksionesh, çfarë të mirash i sjell të nesërmes. Nëse e nesërmja nuk matet me pikët elektorale.

Kreu i qeverisë deklaroi se mbështet përpjekjet që janë bërë  si dhe punën që është bërë nga shefi i diplomacisë Borrell dhe përfaqësuesi Lajçak.  Është e domosdoshme, tha Rama, që presidenti i Francës dhe kancelari gjerman të ndërhyjnë dhe me patjetër të shtyjnë zbatimin deri në fund të marrëveshjes bazë e cila mbeti e pafirmosur, por që palët thonë se janë dakordësuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Rama: Vajtje-ardhjet në Bruksel, janë kohë e humbur, ndërkohë që situata në terren degradon përditë edhe kur duket edhe kur nuk duket. Shpërthimi i asaj situatë në formën e një përplasjeje do të kishte pasoja për të gjithë.

Rama theksoi edhe një herë që të dy liderët, Vuçiç dhe Kurti, duhet të merren nën një konferencë nën kujdesin dhe trysninë e kumbarëve të planit që është dakordësuar në bazë./Albeu.com/


Shtuar 23.06.2023 13:22

Tags: