Fero mbyll bashkëpunimin me kompaninë e famshme muzikore
Fero ka njoftuar fansat e tij se që nga sot nuk është më pjesë e kompanisë "On Records".

Përmes një postimi, reperi bëri të ditur se ka përfunduar kontratën me këtë kompani, ndërsa me menaxhmentin e saj është ndarë miqësisht.

STATUSI I PLOTË I FEROS:

"Fansa, Dashamir , Miq te dashur dua te ju lajmroj qe nga sot kemi perfunduar kontraten me kompanin "On Records" ku jemi nda miqsisht me nje marveshje te re ku une do te vazhdoj si nje Artist i pamvarur .

Por dhe "On Records" ka te drejten te rezervoj data per mua. Faleminderoj Fansat per supportin dhe nje ashtu Kompanin per punen e pa lodhshme".
Shtuar më 21/08/2019, ora 14:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori