Për çfarë nuk flasin Fero dhe Rina? Zbulohet arsyeja (FOTO LAJM)

Fero dhe Rina njihen për miqësinë e tyre prej kohësh, por me sa duket raporti mes dy reperëve nuk është më si më parë.

Ata i kanë dhënë fund miqësisë së tyre dhe kjo u duk veçanërisht kur Fero vlerësoi kundërshtaren e Rinës, Tayna-n.

Por cili është në fakt burimi i mosmarrëveshjeve?

“Prive.al” ka arritur të kuptojë nga një burim i afërt se krisjet datojnë kohë më parë.

Rina dhe Fero kanë pasur pakënaqësi vitin e fundit në vazhdimësi, sidomos nga tendenca për protagonizëm dhe për përvetësimin e punëve. Reperja kishte mbetur tejet e hatëruar nga një paraqitje e Feros në një emision vitin e kaluar mirëpo me intervenimin e menaxhmentit e tejkaluan mospajtimin”, tha burimi për Prive.al.

Megjithatë krisja në marrëdhënien mes tyre ka lidhje edhe me afrimin e Feros me rivalet e Rinës dhe këtë e konfirmon edhe burimi vetë:

“Ky veprim i Feros ka përshkallëzuar hatërmbetjet dhe nga ai moment artistët nuk flasin me njëri-tjetrin. Rina nuk e tejkalon pabesinë që iu bë nga ish-shoku i cili vendosi të tentojë të afrohet me rivalet e saj. Bashkë u duhet të paraqiten në koncerte por vetëm kaq. Paraqitjet e përbashkëta publike janë vetëm për të mos ndikuar në datat e caktuara paraprakisht për performanca”, shtoi ky burim.

Ata nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe e vetmja herë kur i sheh bashkë janë kur performojnë në ndonjë club.
Shtuar më 11/08/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori