Femrat shqiptare të njohura në Hollywood
Këto janë disa nga femrat shqiptare që aktualisht janë të njohura në Holliwud e që shumë nga ne mburremi me to:

Rita Ora:
Vajza vetëm 22 vjeçe nga Kosova, është prezente në të gjitha faqet e shtypit të huaj. Kjo falë talentit dhe zërit të saj të mrekullueshëm, por edhe falë mbështetjes së madhe që po merr nga labeli i Jay-Z, bashkëshorti i një prej yjeve botëror më të famshëm e të suksesshëm, siç është Beyonce.

Rita Ora me këngën e saj “Hot right Now” dhe R.I.P qëndron në krye të klasifikimeve britanike.

E megjithatë ajo synon tregun amerikan, e mandej atë botëror.Ajo e ka edhe vëmendjen e shtypit ndërkombëtar ku është etiketuar si magjia më e re e muzikës Pop-RnB.

Eliza Dushku:
E njohur për gjithë publikun shqiptar, sidomos për tatuazhin e saj me shqiponjën dykrenare që ia ka treguar gjithë botës, Eliza është padyshim një nga vajzat shqiptare më të famshme në Hollywood.

Së fundmi Eliza Dushku do ta huazojë zërin në filmin e animuar “Hulk” dhe do të luajë për një sezon në serialin “Leap Year”. Ajo pritet që gjatë këtij viti të luajë si mysafire në serialin shumë të shikuar “Leap Year”.

Angela Martini:
Martini është cilësuar si një nga modelet më të veçanta, dhe është përzgjedhur si një ndër 10 më të mirat në “Miss Universe 2010”.

Angela Martini po merret me lançimin e linjës së saj të të brendshmeve, ku modelja më e mirë për t’i reklamuar është vetë ajo. Martini është përfolur për lidhje me Kanye West, Craig David, apo edhe skandali i saj në “Cfda Fashion Awards”.

Emine Cunmulaj:
Cunmulaj është modelja shqiptare më e njohur në botë është 27–vjeçare, dhe prej vitesh jeton në SHBA dhe është një nga figurat e njohura të botës së modës.

Ajo ka sfiluar në pasarelat e Nju–Jorkut, Parisit, Londrës, Milanos etj. Pak modele kanë pasur rastin të pozojnë për kopertinat e revistave më të njohura botërore, si: “Vogue”, “Elite” dhe “Fashion”, në të cilat shqiptarja Emine ka qenë shpesh në cover. Së fundmi,ajo si duket po kërkon suksesin përtej të qenit si modele dhe i ka hyrë kinematografisë.

Mbase në botë ka dhe shumë femra shqiptare që kanë një karrierë në art, muzikë apo dhe bukuri, dhe që ndoshta shumë shpejtë do t'i njohim dhe ne.
Shtuar më 23/04/2012, ora 19:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori