Interpelanca për trashëgiminë kulturore, Margariti: Hapësirat që sot janë me tursitë, kanë qenë zonat më të turpshme

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, gjatë fjalës së saj në Kuvend, iu përgjigj deputetes demokrate Ina Zhupa, e cila e ka thirrur në interpelancë dhe e akuzon se  po shkatërron trashëgiminë kulturore për interest e koncesioneve dhe ndërtimin e pallateve.

Në përgjigje Margariti i tha se interpelanca është një mundësi më shumë për të për të folur në lidhje me trashëgiminë kulturore, ndërsa shtoi se nuk mund të krahasohen me vitin 2013 sepse sipas ministres, i bie të krahasohen me vitin zero.

“Po na ofroni një mundësi më shumë për të folur për kulturën. Trashëgimia kultrore është një nga temat e preferuara dhe ne duhet të krahasohemi me veten se të krahasohemi me 2013 i bie të krahasohemi me vitin zero. Hapësirat që sot janë me tursitë, kanë qenë zonat më të turpshme, zona në qendër të qyteteve, të shëmtuara dhe me psillëk. është mbresëlënse se edhe në kohë krize, banorët e zonës i besuan bonusit të jetëzimit, për rigjallërimin e trashëgimisë kulturore. Kantierët që po lindin, po sjellin vende të reja punësimi dhe janë hapësira të reja për gra dhe vajza. Në Tiranë dhe Durrës janë 118 objekte kulture”, tha Margariti./albeu.com


Shtuar 16.03.2023 11:37