Fejohet Soni Malaj, në biznes me partnerin
Soni Malaj ka hedhur një tjetër hap në jetën e saj, ndërsa ka haruar ish bashkëshortin. Kohë më parë ajo u fotografua ndërsa shoqërohej me një mashkull, për të cilën dolën edhe zëra se mes tyre kishte romancë.

Mesa duket, çdo gjë ka qënë e vërtetë. Vetëm pak muaj nga ndarja me balerinin italian Mirko, babain e vajzës së saj Anna, këngëtarja Soni Malaj ka nisur një marrëdhënie të re me një biznesmen.

Sipas “Who”, çifti është fejuar dhe së fundmi Soni dhe Klevi kanë vendosur të hapin një kafene. Vetë këngëtarja nuk e komentoi gjatë lidhjen me djalin më të ri në moshë, teksa në "Top Show" u shpreh shkurt: “Jam shumë e lumtur”. /albeu.com/

Shtuar më 03/06/2016, ora 14:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori