Fejohet Sinan Hoxha (FOTO LAJM)

Sinan Hoxha i ka dhënë fund beqarisë, e ndërsa më në fund ka zbuluar partneren e tij e cila është nga Kumanova por jetonGjermani. Pas një lidhje 2 vjeçare për të cilën Sinani nuk ka dhënë asnjë detaj për median rozë, ai ka hedhur një hap përpara sa i takon kësaj romance.

Arkiva Shqip ka siguruar edhe një foto nga fejesa e tij me bukuroshen Andrra Destani. Sinani i ka dhuruar asaj unazën në ambjentet luksoze të lokalit "20 up" në Hamburg, ku dhe kanë festuar në një mbrëmje romantike.

Burime pranë këngëtarit thanë se e fejuara e tij është 22-vjeç nga Kumanova dhe jetonGjermani. Sinan Hoxha është përfolur disa vite më parë për një lidhje me kolegun e tij Seldi, por këngëtari e ka mohuar kategorikisht. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2015, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori