Zelensky kërkon më shumë mbrojtje ajrore nga Perëndimi: Presim hapa të duhur

Volodymyr Zelensky ka përsëritur thirrjet e tij për Perëndimin që të dërgojë më shumë mbrojtje për qiellin e Ukrainës në fjalimin e tij të natës.

Presidenti ukrainas u ka kërkuar vendeve që t’i japin Kievit avionë luftarakë për të ndihmuar në betejën e tij kundër Rusisë për muaj të tërë.

Deri më tani, vetëm Sllovakia dhe Polonia kanë ofruar avionë luftarakë të epokës sovjetike MIG-29.

“Blloku ynë ndërkombëtar po punon fuqishëm dhe tërësisht me partnerët për paketat e reja të mbrojtjes për Ukrainën”, tha Zelensky.

“Vendimet e reja tashmë janë në nivel pune, më shumë mbrojtje për qiejt tanë, më shumë mundësi për mbrojtjen tonë dhe lëvizje në terren.

“Kam mbajtur disa takime sot ku kemi diskutuar të gjitha këto. Dhe presim hapa të duhur nga partnerët tanë në të ardhmen e afërt.”