Fejohet në fshehtësi Big Mama
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur nga Shkupi, Besiana Kasami, ose siç është njohur për publikun me emrin artistik – Big Mama ka zbuluar se është shumë e dashuruar me Arsimin, për të cilin ende nuk dihet saktësisht se kush është.

Po ashtu, gjatë bisedës është zbuluar se ajo me Arsimin ka bërë një fejesë të fshehtë, ndërsa sipas bisedës, u kuptua se edhe martesa do të ndodhë së shpejti.

“Jam shumë e dashuruar, jam bërë si një adoleshente në moshën 31 vjeçare. Arsimi më ka dashur edhe në kohën kur kam qenë e plotë edhe tani. Ai nuk ka shikuar pamjen time të jashtme, por ka parë te unë brendësinë time, shpirtin tim”, tregoi Big Mama. /albeu.com/
Fejohet në fshehtësi Big Mama
Shtuar më 16/07/2017, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori