Fejohet moderatori i njohur shqiptar! Propozimi romantik si në filma (FOTO LAJM)

Ai është një ndër moderatorët më aktiv të mediave kosovare. Bëhet fjalë për prezantuesin e njohur Drin Ejupi, i cili prej kohësh përflitej se ishte në një lidhje me vajzën e ish-ministrit Ahmet Shala.

Drini dhe Arbenita ka kohë që janë së bashku madje me anë të postimeve të ndryshme në rrjetet sociale na kanë treguar se janë shumë të lumtur në krahët e njëri-tjetrit. Pas një propozimi romantik nga ana e Drinit, çifti ka vendosur ta kurorëzojë me fejesë dashurinë e tyre.

Momentet e propozimit i ka bërë të ditura vet çifti ,të cilët kanë publikuar në “Instragram” një foto kur Armenita i ka thënë “PO”. Gjithashtu krahas fotos është një shkrim falënderues që Arbenita ka bërë për Drinin dhe për të gjithë miqtë e tyre.

“The big YES 💍♥️#Repost @arbenita.a.shala (@get_repost)

Të dashur familjarë, shokë e shoqe, faleminderit nga thellësia e zemrës për dashurinë dhe urimet që më dhuruat në këtë ditë të fejesës sime! Kjo sigurisht që është një nga momentet me emocionuese të jetës sime dhe jam shumë e lumtur ta ndaj me të gjithë ju! /albeu.com/

Shtuar më 05/01/2018, ora 11:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori