Fejesa e bujshme, çifti i njohur i jep fund vetëm pas 2 muajsh (FOTO LAJM)

Vetëm dy muaj ka zgjatur fejesa e çiftit të njohur, Demi Lovato e Max Ehrich. TMZ-ja ka konfirmuar se këngëtarja dhe aktori kanë ndërprerë raportet duke i dhënë fund lidhjes.

Ata u fejuan dy muaj më parë në Malibu.

Çifti thuhet se ka marrë vendimin me arsyetimin se kanë nevojë për t’u përqëndruar në karrierën e tyre personale.

“Ata kanë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin dhe gjithmonë do ta çmojnë kohën që kanë kaluar së bashku”, shkruan TMZ-ja, me një burim afër çiftit.

Demi kishte thënë se Maxi është njeriu i zemrës së saj dhe është një ëndërr për të krijuar një familje dhe jetë me të.

Shtuar më 25/09/2020, ora 15:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori