Fatma ndan momentet e ëmbla të Alfios krah të birit: Gjëja më e bukur që kam parë (FOTO LAJM)

Tashmë që është bërë mami, moderatorja Fatma Methasani po shijon ditët më të bukura të saj. Djali i saj Noah duket se i ka sjellur shumë gëzim në shtëpi asaj dhe shefit të kuzhinës Alfio Rrotani.

Tashmë çifti poston shpesh foto të të voglit të tyre në rrjetet sociale – gjithmonë duke u kujdesur që portreti i tij i plotë të mos shfaqet.

Para pak minutash moderatorja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto ku shihet babi Alfio në gjumë teksa ka kapur dorën e vogël të Noah.

“Gjëja më e bukur që më kanë parë sytë” shkruan Fatma përkrah fotos së ëmbël.

Ndërkohë që mjaftohemi me këto foto të bukura, ne jemi në pritje të zbulimit të portretit të plotë të vogëlushit.
Shtuar më 06/02/2020, ora 16:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori