Dalin pamjet e aksidentit me një viktimë në Elbasan (FOTO LAJM)

Kanë dalë pajmet nga aksidenti me një viktimë në aksin Elbasan-Librazhd, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasja F.G 54 vjeçare.
Nga aksidenti gjithashtu ka mbetur e plagosur shtetasja G.M 37 vjeçare.

Njoftimi i Policisë

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 18:33, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Xibrakë, mjeti tip kamion me drejtues shtetasin V.J., nga Maqedonia e Veriut ,është përplasur me mjetin tip “Cintron “, me drejtues shtetasin E.M., banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit ka ndëruar jetë shtetasja F.G., rreth 54 vjeçe dhe është plagosur shtetasja G.M., rreth 37 vjeçe, jashtë rrezikut për jetën, pasagjere në mjetit tip “Cintron “.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. /albeu.com/


Shtuar 9.10.2021 19:40