Ditën e djeshme në “Ftesë në 5” me
Bieta Sulon u diskutua lakuriqësia në prani të fëmijëve dhe situata të tjera që vendosin nënat në siklet.
Teksa
Bieta i pyeti të ftuarat nëse ua besojnë bashkëshortëve blerjet e të brendshmeve për fëmijët, Ami Bekteshi u shpreh se
meshkujt shqiptarë kanë shumë komplekse.
“Jo vetëm veshmbathje, por edhe peceta menstruale kanë turp të blejnë”, tha ajo.
Në këtë moment nuk mungoi as ndërhyrja e farmacistes Arba Gramo, e cila bazuar në punën e përditshme pohoi se burrat shqiptarë ulin kokën edhe kur blejnë prezervativë.
Shtuar më 03/12/2020,
ora 19:41