Çfarё ndodhi gjatё emisionit që Valbona Mema shpërtheu ndaj Ermalit?
Pëlqej
Emisioni i Ermal Mamaqit “Xing Xing 2017”, i cili u transmetua natёn e ndёrrimit tё viteve, kishte tё ftuar shumё emra tё njohur tё skenës si Eneda Tarifa, Eni Koçi, Florian Nazifi dhe Valbona Mema, e cila ka shfaqur pothuajse dy javё mё vonё pakёnaqёsinё e saj.

“Ju përshendes meqë na e preu xhaxhi Ermali..se ktu o duhet me knu xum m'pa xum, ose ta presim kongën..mjer muzika tradicionale ku po përfundon....”, ka shkruar ajo, krahas videos amatore qё ёshtё xhiruar gjatё performancёs, pasi nё montimin e emisionit momenti qё ajo kёndon nuk ёshtё pёrfshirё. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 11:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori