Çfarë ka ndodhur vajza? Fiori Dardha dhe Rozana Radi nuk janë më shoqe!
Dasma e Fiori Dardhës një javë më parë ka qenë një nga ngjarjet më të diskutuara në media.

Një nga gjërat që ka tërhequr më shumë vëmendjen ishte mospjesëmarrja e koleges së saj, Rozana Radi, në dasmë. Fiori dhe Rozana moderojnë bashkë emisionin investigativ “Boom” në “Ora News”.

Fakti që Rozi nuk ka marrë pjesë në dasmë ka hedhur dyshime mbi marrëdhënien e tyre aktuale dhe mbi një zënkë të mundshme. Ato vazhdojnë të drejtojnë bashkë emisionin, edhe pse duket se ka diçka që ka ndryshuar mes tyre.

Gazetarët e emisionit “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës kanë renditur disa fakte që tregojnë qartë se Rozi dhe Fiori nuk janë më shoqe. Faktet bazohen mbi postimet në Instagram, prej njëfarë kohe ato nuk postojnë foto bashkë, nuk i bëjnë më “like” njëra-tjetrës dhe mospjesëmarrja e Rozanës në dasmën e koleges së saj.

Përmes një statusi, këngëtarja u shpreh se nuk mund të ishte e pranishme gjatë ceremonisë për shkak të një koncerti në Sarandë, prej të cilit çuditërisht nuk pamë asnjë postim. Si qëndron vallë e vërteta?/Albeu.com/
Shtuar më 25/03/2017, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori