Anglia me masa të rrepta pas thatësirës, në disa qytete ndalohet përdorimi i tubit të ujit që përdoret për vaditje

Duke filluar nga e premtja e ardhshme, tubat e ujit që përdoren për vaditje, në  Southern Water në Hampshire dhe Isle of Wight do të ndalohen.

Ato nuk do të lejohen për të vaditur kopshtet dhe për të larë makinat. Gjithashtu shatërvanët dhe pishinat nuk do të lejohen të mbushen me ujë. Këto masa të rrepta vijnë pasi Britania po përjeton thatësirën më të madhe të regjistruar prej më shumë se një shekulli, me temperatura rekord.

Pranvera thuhet se ka qenë jashtëzakonisht e thatë ndërsa reshjet në qershor ishin 28.9 mm krahasuar me një mesatare prej 62.9 mm për kohën e vitit.

Kjo do të thoshte se rezervat e ujit ishin pak nën mesataren në fillim të verës./albeu.com


Shtuar 29.07.2022 17:40