Fansja postoi foton me të në shtrat, reagon këngëtari shqiptar

Pëlqej
Dy ditë më parë në rrjet u përhapën disa pamje ku këngëtari Ardian Bujupi ishte filmuar nga një fanse e tij, e cila pas koncertit kishte kaluar natën me këngëtarin.

Ajo publikoi video teksa largohej nga dhoma e hotelit dhe e linte Ardianin të shtrirë në shtrat teksa flinte.

Ndërkohë që largohej, fansja shkruante në video "Ishalla dalin binjakë."

Pas publikimit të momenteve intime, Ardian Bujupi ka reaguar për herë të parë në profilin e tij në Instagram shkruan xing.al.

Ai ka publikuar një foto të foshnjave binjake, pa lënë asnjë koment tjetër në postim. Fotoja e tij ka sjellë menjëherë reagime tek ndjekësit, të cilët kanë filluar të qeshin me veprimin e këngëtarit.
Shtuar më 19/11/2018, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori