Fansja ofendon rëndë Aulona Mustën, por shikoni se si ia kthen ajo (FOTO LAJM)

Pëlqej
Aulona Musta është njëra nga vajzat e “Thumb” të cilat dinë shumë që të provokojnë dhe t’i thonë disa të vërteta që mund të ju dhëmbin fytyrave publike.

Ajo së fundi në rrjetin e vet social “Instagram” ka pranuar një ofendim të cilin më pas edhe e ka postuar.


Duket se fansja e saj është frustruar me diçka dhe e ka quajtur Aulonën “K*rvë m*ti” por keq nuk e ka lënë as Aulona e cila menjëherë duke i thënë se çfarë edukate mund të marrinë fëmijët e saj kur shohin nga e ëma kësi lloj fjalori.

“Sot ne mengjes u zgjova me ketë "mesazh". Sapo hapa instagramin per te kontrolluar c'eshte bere gjate nates, gjeta kete koment te foto ime e fundit: "kurve muti"! Nuk eshte se me beri shume pershtypje, thashe ndonje profil fallco, ose ndonje adoleshent ne afsh, gjithsesi klikova per ta pare nje here profilin dhe u habita nga ajo qe pashe. Ishte dikush me emer mbiemer Gerta Mullaj Latifi, me foto dhe nga ajo qe kuptova ishte dhe nene, sepse besoj qe dy emrat e vendosur tek bio duhet te ishin emrat e femijeve, nje djale dhe nje vajze.

Kjo eshte ajo qe me tronditi! As fjala kurve, as fjala mut, e as te dyja bashke vendosur ne nje fjali! Me tronditi qe nje grua, nene, te cilen nuk e njoh e rrjedhimisht as nuk me njeh, vjen dhe me shan publikisht ne profilin tim pa i bere asgje dhe pa patur asnje lidhje me mua!

Per fat te keq, ose te mire se varet si e shikon, episode te tilla me bejne te mendoj me gjate e ti futem nje analize qe ndoshta s'do me conte askund, por qe nuk mund te rri dot pa e bere! Kjo nene qe nuk ka asnje problem te perdor kete gjuhe urrejte (Kujdes! Nuk me shqetesojne fjalet e konsideruara te pista qe jane perdore, por gjuha e urrejtjes) publikisht, me dike me te cilen s'e lidh asgje dhe s'i ka bere asgje, cfare gjuhe mund te perdore dhe cfare sjellje mund te beje me ata qe ka perreth? Sa here ne dite mund ta degjoje vajza e saj kete sharje? Sepse jam e sigurte qe e degjon! Sa mallkime, ofendime, sharje, degjojne femijet e kesaj nene qe pa piken e turpit vjen dhe ofendon dike publikisht?

Me siguri kjo grua ne kete forme eshte rritur, kete fjali ka degjuar nga babai i saj, e mbase edhe nga burri, mbase ajo nuk di te sillet ndryshe, mbase eshte aq e palumtur me jete e vet saqe gjithe mllefin qe ka perbrenda vjen e shfryn tek mua, e kjo duhet te me bente ta meshiroja, por jo! Nuk e meshiroj dot! Sepse sot mendoj qe njeriu e ka ne dore vet te dali nga llumi ku mund te jete rritur e jeton dhe te zgjedhi te permiresoje veten e sidomos brezin e ri, sepse jane femijet e ketyre nenave ata qe pastaj do dalin me sepata neper duar duke masakruar qente rruges, e akoma me tej edhe njerezit!

Dhe une nuk do ta pranoj kurre te jem e rrethuar nga qenie te tilla!”, ka thënë Aulona Musta.
Shtuar më 05/10/2017, ora 12:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori