EMRAT/ Makina ra në rezervuar, humbin jetën dy të rinjtë në Tiranë

Pas kërkimeve nga polumbarët e RENEA-s në rezervuarin e Çekrezës ku në orë te para të mëngjesit u gjet një makinë e fundosur, janë gjetur edhe dy të rinjtë pa shenja jete.

Të rinjtë janë Erion Muça 22-vjeç dhe Dorina Gjokgjinaj 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për një mjet të fundosur në vendin e quajtur “Rezervuari i Çekrezës”, ju informojmë se:

Si rezultat i kërkimeve nga polumbarët e Reneas u bë e mundur nxjerrja nga mjeti i trupave të pajetë të shtetasve E. M., 22 vjeç, dhe F. Gj., 20 vjeçe.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com