"Fansja" futet papritur në skenë dhe i ulet në prehër Klajdi Harunit (VIDEO)
Klajdi Haruni dhe Bruno ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme në "Klanifornia", ku gjatë intervistës me Marinën zbuluan shumë të pathëna. Por një moment kulminant dhe që i shkriu të gjithë së qeshuri ishte kur Klajdi u surpriza nga një fanse e tij.

Fansen e imitonte aktori Eglein Laknori i cili iu ul në prehër Klajdit duke i kërkuar të bëjnë foto.

"Po kjo qenka fanse shumë intensive. S’ka kaq shumë intensive", tha Klajdi.

"Ato lekët do m’ i japësh tani apo do m’i dërgosh më bankë? Hajde me mua", i tha fansja.

"Jo, jo! Në prapaskenë", u hodh Marina. "Mua shyqyr më doli fati, Marina thotë jo, jo", iu kthye Klajdi duke shkaktuar shumë të qeshura.

Shtuar më 27/10/2019, ora 13:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori