Shkrumbohet “Audi” në Rrugën e Arbrit

Një makinë është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotmën në Rrugën e Arbrit. Si pasojë automjeti është shkrumbuar totalisht.

Ngjarja ka ndodhur afër By-Passit e Murrizit në fshatin Xibër-Murrizë.

Nga të dhënat mësohet se automjeti tip ‘Audi’ ka marrë flakë në një zonë malore. Burime nga vendi ngjarjes thanë se brenda mjetit nuk ka patur asnjë person pasi fatmirësisht kanë arritur të dalin.

Aktualisht policia po heton rreth ngjarjes në fjalë dhe shkaqeve që shkaktuan zjarrin./Albeu.com.


Shtuar 21.05.2023 09:44