Fansi i marrosur pas Jonës së “Big Brother 7” i kërkon të fejohen
Pëlqej
Të gjithë e mbajmë mend Jonën, vajzën e shkathët në “Big Brother 7” e cila bashke me ditëlindjen e saj duket se së shpejti mund të festojë edhe për një fejesë.

Një fans i çmendur pas saj, të cilën ajo pranon se e ka takuar, i ka bërë dhuratën më speciale, një unazë me diamantë. Por asgjë nuk përfundon me kaq, pasi ai i ka blerë edhe një makinë, të cilën do i'a dërgojë së shpejti. Por këto dhurata mbajnë kërkesën nëse ajo dëshiron të fejohet me të. Jona ende është duke e menduar, ndonëse është shprehur shumë e lumtur.

Ajo ka organizuar një festë të madhe në një nga club-et e kryeqytetit. Dhuratat për të kanë qenë nga më të ndryshmet, dhe ato që kanë rënë në sy kanë qenë dhuratat speciale të një fansi.

“Prej kohësh është një fans që më ka kontaktuar dhe jemi njohur. Është një djalë simpatik që nuk jeton në Shqipëri. Ai ka një biznes të tijin dhe kjo e kushtëzon të jetojë larg. Më dhuroi një unazë me diamante, natyrisht, e pasuar nga kërkesa e tij për t’u fejuar. Unë ende nuk e kam marrë një vendim. Më pëlqen shumë, por akoma nuk jam e bindur nëse është ai personi me të cilin do të kaloj gjithë jetën”, ka deklaruar ajo.

Fansi i Jonës nuk është mjaftuar vetëm me një unazë diamanti. Një tjetër dhuratë shumë e kushtueshme është duke mbërritur për te.

“Është një makinë, një ‘Range Rover’, që e ka blerë dhe do të ma dërgojë në Shqipëri si dhuratë”, ka thënë më tej ajo. /albeu.com/

Shtuar më 13/09/2014, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori