Fansi i "çmendur" përndjek Luanën, moderatorja merr vendimin drastik (FOTO LAJM)

Moderatorja Luana Vjollca është kthyer prej kohësh në një nga fytyrat më të komentuara të shoëbizit shqiptar.

Por prej 3 muajsh është ndjerë e bezdisur nga një fans i saj dhe i është drejtuar policisë për të bërë një kallëzim penal për përndjekje.

Një i ri 28-vjeçar nga Kosova i identifikuar si A. Morina që prej shkurtit dhe deri para pak ditësh e ka përndjekur moderatoren në ambientet e punës në televizion dhe në banesën e saj private në zonën e Kodrës së Diellit duke tentuar pa reshtur që të komunikojë me të.

Pasi nuk ka mundur që t’i shpëtojë kësaj përndjekjeje Luana Vjollca i është drejtuar komisariatit nr. 1 duke bërë kallëzim. Nga ana e saj policia nuk ka mundur ende ta gjejë dhe shoqërojë të riun.

Duhet thënë se kjo nuk është hera e parë që një fans përndjek Luanën, por herën e parë ajo nuk e denoncoi derisa situata u përkeqësua.

Shtuar më 30/05/2020, ora 19:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori