Fansi i bën propozimin e çuditshëm Emina Cunmulajt (FOTO LAJM)

Emina Çunmulaj njihet për jetën e saj luksoze që bënë. Modelja e famshme me prejardhje shqiptare, duket të jetë shumë e dhënë pas bashkëshortit të saj, nga i cili jo rrallë herë befasohet në mënyra të ndryshme.

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka marrë një propozim mjaft të veçantë. Një fans i çmendur pas saj i ka dërguar një mesazh me lule dhe një kërkesë të çuditshme për martesë:

“Ok shiko, do të martohem me ty vërtet, të dua vërtet, vajzë e mirë vërtet, të dua vërtet, do të martohem me ty vërtet etj etj”, vijon mesazhi pa mbarim.

“Propozim për martesë nga Instagrami, ka kaq shumë fjalë ‘vërtet”, reagoi modelja duke publikuar foton e mesazhit.

Emina është në pritje të ëmbël dhe shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të dytë. Ajo ka një vajzë 2 vjeçe që quhet Ella, ndërkohë që ende nuk e ka treguar nëse do ta bëjë atë me motër apo me vëlla. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 11:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori