44-vjeçarja shqiptare plagoset nga partneri në Greqi, në gjendje të rëndë në spital

Një grua shqiptare është sulmuar nga partneri në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën Patisias.

Partneri rumun ka sulmuar me një objekt të mprehtë partneren e tij, duke e plagosur në shpinë, krah dhe këmbën.

Viktima është dërguar në spitalin “Gennimatas”, ku po trajtohet, ndërkohë që po kryhen hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Hetimin paraprak të rastit e ka ndërmarrë AT-ja e Shën Panteleimonit./albeu.com