Fansat të lumtur, sendet nga FRIENDS dalin në shitje
Në 25 vjetorin e debutimit në TV të “Friends”, Warner Bros ka vendosur të nxjerrë ankand disa kostume dhe objekte të famshme nga dhjetë sezonet e serisë kult dhe t’i japë të gjitha për bamirësi.

3 Dhjetori përkon me Giving Tuesday amerikane dhe të ardhurat do t’i dhurohen Projektit Trevor, organizata më e madhe në botë që merret me ndihmën e njerëzve LGBT + në raste krize dhe parandalimi të vetëvrasjeve.

Jo të gjithë fansat do të jenë në gjendje të rrëmbejnë kujtimet, sepse supozohet se disa pjesë do të kenë një bazë ankandi nga minimumi 1000 dollarë deri në regjistrimin e shifrave prej 15 mijë dollarë.

Ndër objektet mitike që disa njerëz me fat mund të marrin në shtëpi janë ftesat për dasmën e Monica dhe Chandler, gjeldeti me syze dielli që aktorët kishin veshur në një episod të Falënderimeve, pinguini prej pelushi i Joey, divani i famshëm portokalli Central Perk, kanoe që Joey dhe Chandler mbajtën në dhomën e ndenjes për disa episode.
Shtuar më 08/12/2019, ora 18:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori