Fansat sulmojnë ashpër këngëtaren shqiptare: Nuk këndove LIVE
Rita Ora ka qenë duke performuar ditën e djeshme për Ditën e falenderimeve dhe mesa duket, fansat janë marrë me performancën e saj Jo-Live.

Ajo lëviste buzët por sinkronizmi ka qenë shumë i keq, dhe për këtë të gjithë e kanë sulmuar.

Por Rita nuk qe e vetmja. Ca sy të mprehtë vunë re se me John Legend- in ndodhi e njëjta gjë. Ky i fundit, në një postim në Tëitter sqaroi gjithçka:

“Fakt për të qeshur. Të gjithëve na duhet të sinkronizojmë buzët në këtë paradë pasi flotat nuk zotërojnë kapacitet për të siguruar nevojat zanore gjatë një performance live. Gjithsesi shpresoj ta keni shijuar të gjithë. Dijeni se nëse vini në shoë- t e mi, zërat janë 100% live!”

Pas tij ka reaguar dhe vetë Ora:

“Faleminderit John Legend për sqarimin pasi edhe unë vetë do shkruaja. Të gjitha shfaqjet e mia janë 100% live, gjithmonë kanë qenë! Kur të vini në një shfaqje ORA bëhuni gati! Kthehemi te festat. I paçit sa më të mira.” /albeu.com/
Shtuar më 23/11/2018, ora 11:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori