Ervis Martinaj është gjallë dhe festoi 40-vjetorin me MISS-in? Fotografia “trazon” rrjetin, “zbardhet” origjina e saj (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme në shumë media u postua fotografia e një djali dhe një vajze, të përqafuar, që dyshohej se ishte Ervis Martinaj, me një nga miss-et në Shqipëri.

Sipas burimeve nga mediat, fotoja ishte shpërndarë në rrjetin social të vajzës “misterioze”, që të gjithë e quanin me iniciale E.P.

Në postimin e saj shkruhej:

Gëzuar ditelindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgojë lutjet e mia çdo natë!

Fotoja u bë virale dhe po dyshohej se Ervis Martinaj, është gjallë dhe duke festuar ditëlindjen e tij të 40-të me vajzën që kishte postuar foton.

Por kush është vajza që bëri “trazoi” të gjitha mediat dhe rrjetet sociale?

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ajo është Eva Pasha, ish-pjesëmarrese në Miss Universe. Sipas burimeve për JOQ, fotoja është postuar disa minuta në storyn e saj dhe më pas është fshirë, pasi u pa që fotoja u bë virale.

Ndërkohë nuk dihet nëse në foto është Ervis Martinaj, por, pothuajse të gjitha mediat e postuan këtë lajm. Vetë vajza nuk ka reaguar dhe nuk ka thënë asgjë nëse në foto është Vis Martinaj, apo një person tjetër.

Gjithashtu, nuk dihet nëse edhe vetë vajza është Eva, apo një nga shoqet e saj, që dyshohet se ka pasur lidhje me Ervis Martinajn.