Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Fansat shpërthejnë keq ndaj Adeles
Adele bëri bujë në mediat ndërkombëtare për shkak të se së fundi anuloi koncertet e mbetura nga turneu i saj, respektivisht koncertet masive në Wembley.

Por kësaj radhe, fansat e saj u zemëruan me të pasi që ata kishin paguar transportin dhe qëndrimin në hotel.

Shumë nga ta shfrytëzuan rrjetet sociale, sidomos Tëitterin, për t’u ankuar për mënyrën se si veproi këngëtarja.

Disa nga ta madje e akuzuan yllin e “Rolling in the Deep” duke thënë se ajo e ka zero etikën e punës.

Duhet thënë se kishte nga ata fansa që e kuptuan dhe treguan se shëndeti i saj është ai që ka më shumë rëndësi.

Nga ana e këngëtares britanike, akoma nuk ka ardhur nje deklaratë tjetër. /albeu.com/
Shtuar më 03/07/2017, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori