Fansat po e presin me padurim! Zbulohen pamjet dhe titulli nga kënga e Arilenës dhe Albanit (FOTO LAJM)

Ata u njohën rreth 7 vite më parë në “X Factor Albania 2”, ku Alban Skënderaj ishte pjesë e jurisë dhe Arilena Ara konkurrente.

Në atë edicionin, Arilena ishte ajo që rrëmbeu kupën dhe që atëherë rrugëtimi në botën e muzikës ishte plot suksese. Madje ajo u bë e njohur jo vetëm në Shqipëri, por edhe në tregun muzikor ndërkombëtar.

Ndërkohë prej disa ditësh, dy këngëtarët e dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara, kanë zbuluar se shumë shpejt do të vijnë me bashkëpunimin e tyre të parë së bashku.

Ata kanë treguar se kënga do të mbajë titullin “A i sheh” dhe nga reagimet e fansave të tyre, duket qartë se ata me zor po presin që kënga të publikohet.

“A i sheh rreth teje bukuritë?”, shkruan Arilena në një postim të saj në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Albanin në një vend malor.

“I shoh, i shoh ??”, i përgjigjet këngëtari i njohur. Deri tani, Skënderaj dhe Ara nuk kanë zbuluar detaje të tjera rreth projektit, madje as datën se kur do të publikohet.

Shtuar më 03/12/2020, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori